Live

Hamza: Do krijoj Fondin Shtetëror të Bursave, çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve

20:42 / 23 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar se do të krijojë Fondin Shtetëror të Bursave ku çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve për t’i ndjekur studimet në universitete brenda dhe jashtë vendit.

Hamza përmes një postimi në Facebook deklaron se me programet duale të studimit do të integrohet edhe të mësuarit akademik me përvojën praktike në vendin e punës.

“Studentët dhe studimet e secilit do t’i përkrahim, që të rinjtë të kenë më shumë mundësi të studiojnë dhe punojnë në vendin tonë. Unë do ta krijoj Fondin Shtetëror të Bursave dhe çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve për t’i ndjekur studimet në universitete brenda dhe jashtë vendit. Me programet duale të studimit do ta integrojmë edhe të mësuarit akademik me përvojën praktike në vendin e punës”, ka shkruar Hamza.

“Ma Mirë, ma shpejt dhe ma sigurt, të rinjtë do ta gjejnë suksesin në vendin tonë, aty ku janë rritur dhe nuk do ta kërkojnë më të ardhmen e tyre jashtë Kosovës”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...