Live

Hamza në Gjilan prezanton planin për mbështetje të bizneseve dhe zhvillimin ekonomik

17:05 / 23 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka paraqitur një plan të ri për mbështetje të bizneset dhe punëtorët në Gjilan dhe gjithë Kosovën.

Ai ka propozuar grante investive deri në 30% të shumës totale të investimeve, liçensa tatimore më të favorshme dhe mbështetje për bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro ose punësojnë mbi 50 punëtorë, duke i liruar ato nga tatimi në fitim për periudha të caktuara.

Po ashtu, ai ka theksuar zvogëlimin e barrës tatimore për të ardhurat personale dhe ka propozuar krijimin e Burse dhe Fondit të Punësimit për zhvillimin e ekonomisë.

“Kosova mundet ma mirë!” theksoi ai.

E plotë;

Në Gjilan dhe gjithandej Kosovës, unë do t’i mbështes bizneset dhe punëtorët, sepse ekonomia jonë varet nga suksesi i tyre.

Grante investive deri në 30% të shumës totale të investimit.
Pagesa e TVSH-së në brendi të Kosovës, jo më në kufi.
Bizneset me mbi 500 mijë euro investime të reja apo që punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara kohore.
Nuk do të tatohen bizneset e vogla me qarkullim deri në 10 mijë euro.
Zvogëlohet barra tatimore në të ardhurat personale.
Zgjerohet Fondi i Garantimit të Kredive të Kosovës (FGKK).
Themelohet Bursa e Kosovës.
Fondi i Punësimit dhe Programi i Shkathtësive.
 Ndryshohet ligji aktual për tatimin në pronë, që të sigurohet barrë e përballueshme tatimore për familjet dhe bizneset.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...