Live

Hamza në Munich: Ekipit të tij i bashkohen 250 studentë shqiptarë nga universitetet më të mira gjermane

14:45 / 09 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich i janë bashkuar ekipit të tij dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.

“Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe e zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar”, ka shkruar Hamza.

Hamza ka thënë se të gjithë ata duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës.

“Me diasporën, Kosova mundet ma mirë”, ka përfunduar kanditati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...