Live

Hapet rruga Qukës-Qafë-Plloçë, Rama pritet me daulle dhe flamuj kuq e zi nga banorët

08:26 / 06 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku janë të pranishëm në inaugurimin e aksit Qukës- Qafë Plloçë, ku prej ditës së sotme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë automjetet.

Rama është pritur me daulle, muzikë dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv.

Ky aks është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën për të përshkuar distancën nga Tirana deri në Korçë.

Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkruhet vetëm për 1 orë e 30 minuta.

Shpërndaje në

U Kopjua