Live

Haradinaj: Faleminderit ShBA për përkrahjen ndaj rinisë së Kosovës, qeveria aktuale po injoron rëndësinë e arsimit cilësor

21:34 / 15 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falenderuar Shtetet e Bashkuar të Amerikës për përkrahjen ndaj rinisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se secili student që kthehet nga ShBA sjellë diploma e vizion të ri.

Tutje, ai ka pasur kritika edhe për Qeverinë Kurti:

“Përderisa qeveria aktuale vazhdon të injorojë rëndësinë e arsimit cilësor, ne angazhohemi për zgjerimin e mundësive për studentët, si dhe krijimin e kushteve që profesionistët e arsimuar të realizojnë potencialin e tyre të plotë në Kosovë”.

Postimi i plotë:

Kosova e fortë ndërtohet me dije dhe ekspertizë. Përmes programit KAEF, talentet më të mira të vendit tonë po transformohen në udhëheqësit e së nesërmes në universitetet më prestigjioze amerikane.

Në festën e 20 vjetorit të Fondit Amerikan për Edukim në Kosovë, falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen, e veçanërisht për besimin që kanë në potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë sonë. Çdo student që kthehet nga SHBA-ja sjell me vete jo vetëm diploma, por edhe vizion të ri, përvoja transformuese dhe rrjete profesionale që do të shërbejnë si katalizator për zhvillimin tonë ekonomik.

Përderisa qeveria aktuale vazhdon të injorojë rëndësinë e arsimit cilësor, ne angazhohemi për zgjerimin e mundësive për studentët, si dhe krijimin e kushteve që profesionistët e arsimuar të realizojnë potencialin e tyre të plotë në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...