Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar pas vizitës së tij në Pentagon, se në[ takim me Alton Buland, Drejtorin Kryesor për Evropë dhe Politika të NATO-s, ka kërkuar “anëtarësim të përshpejtuare të Kosovës në NATO”.
Takimi, siç tha Haradinaj, ka ndodhur në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes Loyd Austin.
Postimi i Haradinajt:
Gjithmonë është nder i madh të vizitoj Pentagonin dhe të takohem me z. Alton V. Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes.
Në fillim të takimit e falënderova z. Buland për angazhimin e madh që Ushtria dhe Qeveria Amerikane e ka në mbështetje të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj, në veçanti në ndihmën që i kanë dhënë dhe i japin forcimit të Ushtrisë së Kosovës.
Gjatë takimit me z. Buland argumentova nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Theksova se një proces i përshpejtuar i anëtarësimit të Kosovës në NATO e ndihmon sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. Theksova se Kosova dhe Ushtria gjithmonë do të jetë në krah me Amerikën dhe shteteve tjera anëtare të Aleancës veri-atlantike të NATO-s.
Konfirmova se lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme.