Live

Haradinaj në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro

18:53 / 24 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kreu i AAK, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj gjatë tubimit në Istog ka thënë se me atë në qeveri paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro.

Haradinaj u premtoi qytetarëve në Isrog që do të trefishojë financimin për bujqit atje dhe do të ulim TVSH-në për produktet bazë.

Postimi i plotë:

Për Kosovën Fituese anëtare e NATO-s – Për Istogun e Lavdisë dhe të Zhvillimit!

Istogu, ku çdo pëllëmbë tokë flet për histori dhe potencial të jashtëzakonshëm, përballet me një paradoks të dhimbshëm – zona më e pasur me burime ujore në Kosovë, vuan nga mungesa e ujit. Fshatrat që dikur ishin simbol i prodhimtarisë bujqësore, sot përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Gentiana Gashi-Pepaj, juriste me profesion dhe kryetare e klubit të Karatesë në Istog, Frashër Brahimaj, ekspert i xehetarisë dhe profesor universitar, Ukë Blakaj, bir i dëshmorit dhe ndërmarrës i suksesshëm, dhe Bekë Berisha, veteran i luftës dhe përfaqësues në Kuvend tash e dy mandate,, janë garancë e kësaj treve që do ta kthejnë lavdinë e Istogut.

Ne do të investojmë në sistemin e ujitjes për çdo fshat të Istogut dhe do të ndërtojmë termocentralin e ri që do t’i japë fund krizës energjetike. Ne do të shkojmë përtej, duke ndërtuar Autostradën e Dukagjinit që do ta bëjë Istogun pikë kyçe të zhvillimit ekonomik.

Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro. Do të trefishojmë financimin për bujqit e Istogut dhe do të ulim TVSH-në për produktet bazë. Me këtë ekip dhe me këtë vizion, Istogu do të jetë shembull i Kosovës Fituese.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...