Live

Haradinaj për Enver Zymerin: Ishte në pikat më të larta të shërbimit me dinjitet ndaj atdheut

14:23 / 26 Korrik 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot heroin e Kosovës, Enver Zymberi në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se jeta dhe përditshmëria e Enverit, Afrimit dhe të gjithë atyre që bien për atdhe, është një mision i pandalshëm.

“Sot përkujtojmë rënien heroike të Enver Zymerit, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i Policisë së Kosovës. Jeta dhe përditshmëria e Enverit, Afrimit dhe të gjithë atyre që bien për atdhe, është një mision i pandalshëm, i cili ushqehet nga vizioni se kushdo që prek territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, do të përballet me fuqinë në rritje, të cilën e ndjejnë vetëm ata që kanë dhuntinë që, kur e kërkon atdheu, të gjenden në pikat më të larta të shërbimit me dinjitet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Enver Zymeri është model mbi të cilin lindi dhe frymon shteti ynë.

“Uniforma e policit që veshi Enveri, shembulli i tij dhe i heronjve të tjerë, në luftë e në paqe, janë modeli mbi të cilin lindi dhe frymon ky shtet.

Falënderues për shërbimin dhe heroizmin e tyre!”, është shprehur Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua