Live

Haradinaj për Kurtin: Për Kosovën është më serb se Vuçiqi e Putini, amerikanët s’e lejuan të luajë me vendin

22:04 / 28 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti, se ka humbur mundësinë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke lënë pas një ofertë të rëndësishme që ishte e pranishme gjatë qeverisjes së tij.

Haradinaj tha se gjatë qeverisjes së tij veriu i Kosovës ishte më i integruar, dhe se kishte një mundësi të artë për të bashkuar integrimin e veriut me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Haradinaj dkelaroi se kjo mundësi kishte ardhur si rezultat i një oferte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila ishte në tavolinën e Kurtit, por që sipas tij, ky i fundit, nuk e shfrytëzoi.

Ai e akuzoi Kurtin se i kishte shkuar pas vetëm fotos dhe interesave personale, në vend që të punonte për të mirën e Kosovës.

“Radojciqi e ka lëshu Kosovën në qeverisjen time se ka qenë i ndjekur. Veriu vazhdonte të jetë më i integruar. Ne e kishim edhe një mundësi që krahas integrimit të veriut me u antarësu në NATO, këtë ofertë na dhanë amerikanët në tavolinë, Kurti e ka pas në tavolinë këtë ofertë”, tha Haradinaj në Pressing.

Sipas tij, amerikanët e kanë ndaluar Kurtin në këtë proces, pasi ata besonin se qëllimi i tij ishte i lidhur më shumë me pushtetin dhe përfitimet personale sesa me interesat e Kosovës.

“Arsyeja pse është ndalë Kurti se ata e kanë vërtetu se ky nuk po e bën për Kosovë, po për pushtet, për vota, për me dal në foto, për me shkatërru vendin e vet, me i fitu zgjedhjet, e duke qenë kështu amerikanët nuk ia kanë leju këtë lojë. I kanë tregu që smundesh me bo lojëra me vendin tënd”,theksoi Haradinaj.

Sipas tij amerikanët nuk i kanë lejuar Kurtit të bëjë “lojëra” me vendin, duke nënvizuar se ata i kanë treguar që nuk mund të veprojë në këtë mënyrë me të ardhmen e Kosovës.

“Kurti për Kosovën është më serb se Vuçiq edhe se Putini. Ky njeri ka punuar intenzivisht me kriju mosbesim mes popullit të vet dhe Amerikës, ka ushqy fushata denigruese ndaj Amerikës e zyrtarëve të tyre. Na ka larguar nga NATO, ka shku aq larg sa ka krijuar një mosbesim edhe me KFOR’in. Të gjitha këto pastër agjendë serbe-ruse”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...