Live

Haradinaj për Vetëvendosjen: Beretagjinjtë po i afrohen fundit, drejtësia do t’i godasë

17:36 / 08 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se vendimi është i pavarur dhe duhet respektuar.

Ai ka kritikuar ashpër, siç i quajti, “beretagjinjtë”, të cilët sipas tij, kanë pasur rol destruktiv dhe agjendë antikombëtare.

Haradinaj tha se këta individë po i afrohen fundit dhe nuk do të kenë ku të fshihen nga drejtësia, ndërsa shtoi se ata i kanë kushtuar Kosovës mbi 3 miliardë euro dhe e kanë pasuruar Serbinë me po aq.

Postimi i plotë:

Disa njerëz që e konsiderojnë veten të paprekshëm dhe të gjithëdijshëm, duhet ta kuptojnë se fundi i tyre është afër. Ata s’do të kenë vend për t’u fshehur, drejtësia do t’i godasë ashtu siç e meritojnë. Bereta ka pasur ky vend edhe në të kaluarën, por sot janë në koshin e mbeturinave historike.
Shteti ynë nuk do të cenohet nga eksponentë të dyshimtë që vijnë vërdallë me mision dhe agjendë puro antikombëtare.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot, ashtu si çdo vendim i deritanishëm, është i pavarur dhe i obligueshëm për t’u respektuar.
Beretagjinjtë le të përgatiten për drejtësi, pasi Kosovës i kushtuan mbi 3 miliardë euro, e Serbinë e pasuruan me mbi 3 miliardë.

Shpërndaje në

U Kopjua