Live

Haradinaj përkujton dëshmorët e luftës në gushtin e 1998-ës

12:53 / 10 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK ), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarët që ranë në altarin e lirisë gjatë gushtit të vitit 1998.

Në një postim në Facebook, Haradinaj vlerësoi sakrificën e dëshmorëve si Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Sokol Sejfijaj, Elton Zherka, Përmet Vula, Jusuf Kelmendi, si dhe të bijve të kombit që ranë më 9 dhe 10 gusht: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj, Besnik Begunca, Din Alijaj, Asllan Rexhepaj dhe Muhamet Zenunaj, transmeton Klankosova.tv.

“Luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë, që para jetës së tyre vendosën lirinë e Atdheut të pushtuar”.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!

Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, shkroi tutje kreu i AAK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua