Live

Haradinaj premton se deri në fund të 2025-tës do të përfundojë ndërtimin e autostradave

00:00 / 18 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se projektet e rëndësishme infrastrukturore të Kosovës do të përfundojnë deri në fund të vitit 2025, duke theksuar se stagnimi i tyre ka qenë i pajustifikueshëm.

“Rruga e Gjilanit, Rruga e Kombit që na lidh me një trevë shqiptare përtej kufirit, rruga për Podujevë e Mitrovicë, por edhe Autostrada e Dukagjinit – të gjitha këto projekte do të përfundojnë brenda këtij afati. Për Autostradën e Dukagjinit do të ketë përditësime të rëndësishme për çështje sigurie, duke u lidhur edhe me Zubin Potok,” ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Sipas tij, projektet janë tashmë të gatshme dhe kanë kaluar fazat procedurale, por janë lënë në vendnumëro për një kohë të gjatë.

“Është e çuditshme si kanë arritur të stagnohen kaq gjatë! Këto janë projekte që kanë qenë të përgatitura dhe të realizueshme. Në vitin 2025-2026, Kosova do të hyjë me rrugë të përfunduara,” ka shtuar ai.

Haradinaj ka theksuar se përfundimi i këtyre projekteve do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e Kosovës me rajonin dhe shqiptarët përtej kufirit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...