Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij, veriu ishte më i integruar.
Haradinaj tha se Kosova e kishte edhe një mundësi që përveç integrimit të veriut, të anëtarësohej edhe në NATO.
Haradinaj tha se këtë ofertë edhe kryeministri Albin Kurti e kishte në tavolinë.
“Radojciqi e ka lëshu Kosovën në qeverisjen time se ka qenë i ndjekur. Veriu vazhdonte me qenë më i integruar. Ne e kishim edhe një mundësi që krahas integrimit të veriut me u antarësu në NATO, këtë ofertë na dhanë amerikanët në tavolinë, Kurti e ka pas në tavolinë këtë ofertë.
“Na u ofru me e marrë veriun, me shliru edhe më shumë, por me na dhonë edhe NATO-n, por ky çka bëri, boni vetëm foto për vete dhe na la larg NATO-s”.
Tutje, Haradinaj tha se amerikanët nuk e lejuan ‘lojën’ e Kurtit.
“Arsyeja pse është ndalë Kurti se ata e kanë vërtetu se ky nuk po e bën për Kosovë, po për pushtet, për vota, për me dal në foto, për me shkatrru vendin e vet, me i fitu zgjedhjet, e duke qenë kështu amerikanët nuk ia kanë leju këtë lojë. I kanë tregu që smundesh me bo lojëra me vendin tënd”, tha Hardinaj në T7.