Live

Hasani: Gjykata Speciale u përcaktua të dënonte UÇK-në (VIDEO)

07:49 / 04 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i betuar i PDK-së, Nait Hasani, të dielën në Info Magazine të Klan Kosova, foli rreth procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai thotë se Gjykata Speciale u përcaktua të dënonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Me presionin ndërkombëtar, që ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe ka qenë i papërballueshëm në kuptimin politik të kohës, dhe me premtimet po ashtu se ne do të qëndrojmë me juve, në mbrojtje të vlerave, dhe nuk do të lejojmë keqpërdorimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bankën e akuzuarve, por që do të merret me çështjen e individëve, po kjo politikë ka qenë jo e drejtë, për shkak se është kërkuar drejtpërdrejt edhe nga unë që ta jap votën, pikërisht për Gjykatën. Në bisedë të drejtpërdrejtë me Hashimin, Kadrinë, brenda grupit, kam thënë ‘jo’, s’ka mundësi ta votoj një gjykatë që gjykon luftën tonë. Askund në botë nuk ka gjykata etnike, gjykata bëhen për krime lufte, pavarësisht etnitetit, gjuhës, fesë. Por te ne ishte e përcaktuar, Gjykatë Speciale për dënimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Hasani.

Shpërndaje në

U Kopjua