Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, në “Info Magazine” foli rreth procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Hasani thotë se nëse ish-kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi dënohet, do të dënohen të gjithë pas tij, edhe nëse nuk janë pjesë e gjykimit, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse dënohet Hashim Thaçi, ‘udhëheqësi i ndërmarrjes të përbashkët kriminale’ të gjithë të tjerët janë të dënuar. Pavarësisht se a janë pjesë e gjykimit. Vepra çlirimtare e tyre dënohet. Dhe natyrisht që bjen në përfundim që lufta jonë ka qenë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Këtu është dashur ta bëjë përpjekjen qeveria, pavarësisht se kush është kryeministër, pavarësisht se kush është president”, u shpreh Hasani.
Derisa ai shtoi se betejën e Hagës, beson fuqishëm se do ta fitojnë.