Live

Haxhiu i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese të nis procedurat për shkarkimin e Radomir Laban

13:43 / 10 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën për media ka kërkuar që Prokuroria të nis hetimet për gjyqtarin Radomir Laban, ndërsa kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të nis procedurat për shkarkimin e tij.

Ajo tha se Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë për ta destabilizuar Kosovën dhe se edhe sot përdor agjendurën që të shtrijë ndikimin në çdo vend fqinj, sidomos në atë të Kosovës.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë menjëherë të trajtoj lëndët që ndërlidhen me Radomir Labanin. Që menjëherë të nxjerrin aktvendim për fillim të hetimeve nëse nuk e kanë bërë deri tash, nëse e kanë bërë, ta bëjnë publike dhe të tregojnë që po ndërmarin veprime nga informacionet e siguruara nga institucionet e sigurisë. I bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetutese që të nisin procedurat për shkarkimin e tij”, tha Haxhiu.

“Radomir Laban dyshohet se është njëri nga bashkëpunëtorët e BIA-s. Gjatë vitit 2006 ishte pjesë e doganave të Serbisë, zyrtar për njësinë për Intelegjencë. Mënyra si është liruar nga burgu në Serbi mbetet enigmatike. Ai ka figuruar për disa vite në listën e Interpol. Enigmë mbetet edhe emërimi dhe qëndrimi i tij si gjyqtar. Ka raporte të afërta me Radoiçiqin. Në saj të kësaj, ka përfituar prona të paluajshme dhe punësikmin e familjarëve të tij. Jo vetëm me Radoiçiqin, por edhe pjnesëmarrësin tjetër në Banjskë, Vladimir Radibojeviçi”, tha Haxhiu para gazetarëve.

Me këto të dhëna, dhe3 të tjera më konkrete që i kanë institucionet e drejtësisë, për këtë janë njoftuar edhe Prokuroria e shtetit, policia dhe Gjykata Kushtetutese. Duke marrë parasysh, përfshirjen ilegale të tij në procesin zgjedhor të Kosovës, të kaluarën kriminale, mjetet finaciare dhe pasurinë e patundshme që merr, Radomir Laban paraqet kërcënim për rendin Kushtetutes dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, ndërkohë ai thirret në ulëset e Gjykatës Kushtetutese që nga viti 2018, edhe përkundër që institucionet i kanë pasur informacionet për të”, tha ajo.

Është person me agjendë nga Serbia dhe arrin të bëhet gjyqtar. Deri tani asnjë veprim i ndërmarrë dhe as fillim i procedurave për shkarkimin e tij. Pas konferencës së Osmanit, me të drejt ne prisnim nga Kushtetuesja që do të nisnin procedurat për shkarkimin e tij. Ata vazhdojnë të mos marrin asnjë veprim kundrejt tij”, tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua