Live

Haxhiu: “Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon, që arreston ish-luftëtarët e UÇK-së”

13:19 / 18 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, po zhvillojnë mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.

E lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Bekim Haxhiu. Haxhiu ka thënë se kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon, që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa thotë se e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare.

“Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare. Marri, hipokrizi, tradhëti!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...