Bekim Haxhiu do të jetë përsëri kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Ai ka shtuar se vota për PDK-në është votë për ta bërë Kosovën ma mirë dhe për t’i kthyer çlirimtarët fitimtar nga Haga.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 rikandidoj në listën për deputet të PDK-së dhe sërish me numrin 109.
Në pesë palë zgjedhje radhazi kam garuar në listën e PDK-së për deputet me numrin 109, dhe kam fituar besimin tuaj, edhe në këto zgjedhje po kandidoj për deputet me numrin 109.
I bindur se sërish do të marr besimin tuaj, do angazhohem edhe më shumë që të jem zëri juaj.Kemi shumë punën për ta bërë më mirë, në ekonomi, shëndetësi, arsim, sport, mirëqenien e qytetarëve dhe Kosovën ma mirë.
Vota për PDK-në është votë për ta bërë Kosovën ma mirë dhe për t’i kthyer çlirimtarët fitimtar nga Haga.
Kemi programin me të mirë, kemi kandidatin më të mirë për kryeminstër.
Besoj shumë se edhe listën më të mirë të deputetëve.