Live

Haziri për veprimet në veri: Të demonstrojmë mbrojtje, jo të imponojmë gjëra

22:20 / 28 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shprehur kritika ndaj veprimeve të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti në veriun e vendit, duke bërë thirrje për një qasje më përfshirëse dhe të kujdesshme.

Haziri theksoi se Kosova duhet të tregojë mbrojtje për të gjithë qytetarët, pa dallim etnik apo kulturor.

“Na duhet me demonstru tash si shtet, si republikë, duhet me demonstru që ne e mbrojmë gjithkënd që jeton në Kosovë dhe është i Kosovës. Dhe që nuk flet shqip, edhe që nuk e ka identitetin kulturor dhe etnik të shumicës tonë… ne duhet me demonstrojmë mbrojtje. Na nuk guxojmë me leju që kryeministri dhe ministrat e Qeverisë që kur të shkojnë në hap një zyre të postës në territor të Kosovë, me demonstru diçka tjetër. Me demonstru organizmin të shërbimit, jo imponim të shërbimit”, ka thënë Haziri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...