Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet por edhe për rastin e dhunës grupore ndaj një të miture që dyshohet të ketë ndodhur dje.
Haziri tha se Gjilani prej epitetit të qytetit të paqes dhe respektit është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë.
“Brenda dy ditësh Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e sotme e trefishtë me një të plagosur, sipas raportimeve, duhet të jetë alarm për të gjithë”.
“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i dënon këto akte dhe kërkon nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”, tha Haziri, transmeton Klankosova.tv.
Në lidhje me vrasjen e trefishtë, policia ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si të dyshuar për kryerjen e veprës.