Live

Hedhja e granatave në stacionin e policisë, Kryetari i Zveçanit: Akt i papranueshëm dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë

14:25 / 27 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka reaguar pas hedhjes së dy granatave të dores në oborrin e stacionit policor të kësaj komune.

Në një postim në Facebook, Peci ka dënuar ashpër këtë akt të papranueshëm dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

Peci, ka thënë se si kryetar i asaj komune do të angazhohet për të siguruar se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit.

Fatmirësisht, policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

“Zveçan 26.11.2024, 23:55. Është raportuar se nga persona të panjohur janë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Akt terrorist e të izoluar e ka konsideruar Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci hedhjen e granatave mbrëmë.

Ministri bëri të ditur se FSK është e gatshme për tu ballafaquar me çdo kërcënim dhe rrezik që i paraqitet vendit tonë.

“Rasti i djeshëm më shumë është çështje e MPB, pra Policisë së Kosovës, duke qenë që është një akt terrorist i izoluar por i ndërlidhur me aktet e vazhdueshme që grupet e ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë duke përfshirë edhe synimin për të aneksuar pjesë të territorit tonë në 24 shtatorin e vitit të kaluar”, ka thënë Maqedonci.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...