Live

Hoti për aktgjykimin e Kushtetutës: Kështu funksionon demokracia

16:26 / 08 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Gjykata Kushtetuese foli qartë.

“Votimi duhet të jetë i hapur”, thuhet në aktgjykim, Hoti thotë se vetëm kështu funksionon demokracia.

“Gjykata Kushtetuese foli qartë. Votimi duhet të jetë i hapur, sepse kështu funksionon demokracia. E drejta për propozim është e kufizuar dhe nuk mund të kthehet në farsë, siç u bë për 50 seanca rresht”.

“Sulmet e LVV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme. Vendimet e saj duhen respektuar, ashtu si i kemi respektuar edhe kur nuk na kanë favorizuar. Shumica vendos. Ky është parim themelor demokratik dhe askush nuk mund ta mohojë”, ka thënë Hoti.

Shpërndaje në

U Kopjua