Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se ndihej i nderuar që presidentja Vjosa Osmani, bashkë me familjen e saj iu bashkuan në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjen.
Ai uroi po ashtu të gjithë për festat e fundvitit, si në Kosovë, ashtu edhe në botë, transmeton Klankosova.tv.
“Laura dhe unë ishim të nderuar që Presidentja Vjosa Osmani dhe familja e saj na u bashkuan në kampin Bondsteel për të festuar Krishtlindjet me ushtarët e SHBA-së dhe NATO-s që shërbejnë larg familjeve të tyre dhe që kontribuojnë çdo ditë për një Kosovë paqësore dhe të sigurt. Urime festat e fundvitit të gjithëve që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ambasadori amerikan në Facebook.