Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Hovenier përmes platformës ”X”.
”Kam zhvilluar takimin time lamtumirëse me kryeministrin@albinkurti sot. Diskutuam progresin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.
Hovenier pritet që të largohet nga pozita e ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë.