Live

Hoxhaj për Qeverinë Kurti: Dëmi më i madh që i bëri Kosovës – Marrëveshja e Brukselit, Ohrit dhe draft-statuti i Asociacionit

23:30 / 26 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, në një intervistë u shpreh i bindur se ndryshimi politik do të ndodh më 8 shkurt. Sipas tij situata në Kosovë u përkeqësua për katër vjet sa ka qeverisur Kurti.

Ai komentoi edhe Marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit e Draft statutin për Asociacionin duke thënë se janë dëmi më i madh që i janë bërë Kosovës përmes dialogut.

“Ne mendojmë që Bashkimi Evropian nuk duhet ta ketë më vetëm rolin e lehtësuesit në dialog por të ndërmjetësuesit në dialog. Ne nuk mundemi të vazhdojmë pas Banjskës të pretendojmë që dialogu duhet të vazhdojë pa kufi, duhet të ketë fokusin kryesor që të arrihet një marrëveshje në vitin 2026 e cila do të ketë në qendër njohjen e ndërsjellt në qendër. Ne nuk kemi çka të zbatojmë as ato çka thotë BE pa e marrë njohjen e ndërsjellt, nuk mundet askush në Qeverinë e Kosovës të formojë Asociacion që në mënyrë reciproke t’i njeh simbolet. Dëmi më i madh që i është bërë Kosovës në këto dy tre vitet e fundit me dialog, është Marrëveshja e Brukselit, Aneksi i Ohrit është draft-statuti i Asociacionit. Prandaj ne qëndrojmë të qartë se si e shohim vazhdimin e dialogut përpara, por për më shumë ne nuk e shohim dialogun si një temë të një njeriu apo të një partie politike, por si një temë që duhet ta mbyllim të gjithë së bashku.”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj përmendi edhe raportet me ndërkombëtarët.

“Në planin e jashtëm për pesë vjet nuk ka asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, BE e ka nën sanksione Kosovën, SHBA e injorojnë çdo kërkesë të Kosovës. Dhe se z.Kurti ka marrë një vend i cili në vitin 2021 ka qenë demokratik tash është një vend më shumë autoritar në sjelljen e tij të brendshme dhe të jashtme“, tha Hoxhaj.

“Qytetarët e Kosovës e kanë kuptu, ne jemi në terren ata që e kanë mbështetur në vitin 2021 nuk do ta mbështesin më z. Kurtin.”, shtoi Hoxhaj, në RTV21.

Ai, gjithashtu tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që bashkësia ndërkombëtare të mos i besonte institucioneve të Kosovës.

“Çfarëdo që të ketë thënë Z. Osmani, z. Kurti dhe të tjerët që përfaqësojnë Qeverinë e Kosovës nuk iu beson askush. Kredibiliteti është instrumenti më i rëndësishëm i funksionimit të shtetit në arenën ndërkombëtare.”, tha Hoxhaj.

“Prandaj edhe nuk ka ndodh ndëshkimi i Serbisë, prandaj edhe Qeveria ka dështuar ta ngarkojë Serbinë për atë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, prandaj edhe përsëritja e një akti terrorist mbi kanalin e furnizimit me ujë e me drita sikurse Ibër Lepenci dhe dilema që është përhapur në qarqet diplomatike se çfarë ndodhi, që në çdo vend demokratik të botës po të ketë ndodhur një dilemë e tillë nga media apo nga njerëz që kanë kredibilitet do të binte qeveria, do të binte krizë.”, tha ai.

Ai tha se nuk ka pasur asnjëherë një situatë të ngjashme në Kosovë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...