Live

Huruglica flet për grantin nga Ministria e Bujqësisë, thotë se bëhet fjalë për bashkë investim

21:15 / 26 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Naim Huruglica, këshilltar i jashtëm i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci ka folur lidhur me grantin prej 100 mijë euro që e ka marrë nga kjo ministri në emër të kompanisë “Iron Consulting”.

Huruglica tha se bëhet fjalë për një grant nga Ministria e Bujqësisë, për të cilin ka aplikuar në mënyrë të rregulltë dhe se i ka plotësuar kriteret e kërkuara.

“Nuk është fjala për para të thata qysh njerëzit e kuptojnë, nuk është fjala për dhuratë që t’i jep dikush 100 mijë euro,” tha Huruglica në Contex të ATV-së, duke sqaruar se bëhet fjalë për një bashkëinvestim ku fermerët kontribuojnë një pjesë të investimit të tyre.

Ai shtoi se për të përfituar nga ky program, aplikantët duhet të vërtetojnë se janë të angazhuar në aktivitete bujqësore, si individë ose si subjekte juridike.

“Unë, ka 11 vjet që kam dalë prej shërbimit publik, pra që 11 vjet nuk punoj për Qeverinë e Kosovës, nuk paguhem nga të ardhurat publikë, krijoj vet të ardhura dhe kam një biznes bashkë me një partner tjetër dhe disa partnerë austriakë, një biznes bujqësor ku ne i kemi mbjellë fruta të mollës, dardhës dhe Qershisë qysh në vitin 2014, para 10 vitesh edhe kemi apliku për me e përfitu një ndihmë shtetërore, e quaj përfitim në kuptimin se është një bashke investim ku Qeveria për çdo vit ndan një shumë të mjeteve për çdo fermer i cili i plotëson kriteret e caktuara”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...