Live

Hyn në fuqi rregullorja e re e “Pastrimit” të mbeturinave

19:50 / 27 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reçica, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e mbeturinave.

Sipas kësaj Rregulloreje, nga 1 janari, KRM Pastrimi do të jetë përgjegjës për inkasimin e faturave për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Prishtinës, që deri tash është bërë nga vetë komuna.

Reçica ka bërë me dije se pagesat mund të bëhen direkt tek inkasantët apo në zyret/ arkat zyrtare të KRM “Pastrimi” Sh.A.

“Jemi gjithashtu duke punuar për të sjellë zgjidhje digjitale për pagesa online, të cilat do të lansohen shumë shpejt, duke ju mundësuar t’i kryeni pagesat lehtë dhe shpejt nga komoditeti i shtëpisë tuaj”, ka shkruar Reçica, teksa ka renditur edhe lokacionet e portoarkave.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...