Live

I bllokuar nga bora, Forcat e Armatosura transportojnë fëmijën e sëmurë drejt spitalit të Bulqizës

10:38 / 13 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ditën e sotme, efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë, pjesë e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore, kanë ndërhyrë për të transportuar një fëmijë të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të qytetit.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri të ditur lajmin.

Mësohet se fëmija fillimisht u transportua me një mjet ushtarak nga fshati, ndërsa më pas u transferua në një ambulancë për të vazhduar rrugën drejt spitalit.

“Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të sëmurë nga fshati Ostren i Bulqizës drejt spitalit të Bulqizës.

Fëmija u transportua fillimisht me mjetin ushtarak të Batalionit të Tretë, ku më pas u krye kalimi në ambulancë për të vijuar drejt spitalit.

Ky operacion është një shembull i përkushtimit dhe humanizmit të Forcave të Armatosura, të cilat qëndrojnë gjithmonë pranë qytetarëve në çdo situatë emergjente”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...