Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka komentuar idenë e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e një “shteti sovran bektashi” në Tiranë.
Feraj ka ironizuar, duke shkruar se baba Mondi, udhëheqës i bektashive, nuk mund të bëhet papë, “sepse është gjysh”.
Tutje, ai ka vlerësuar se “shteti bektashi” është “një mënyrë ngashnjyese me e përzënë bektashizmin nga punët e brendshme të Shqipërisë”.
“Më vjen keq por baba Edimondi nuk mund tê bëhet “papë” sepse është… gjysh 😄
Madje kryegjysh!” – ka shkruar ai.