Live

Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata ia rrëzon kërkesën për lirim

12:04 / 08 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit  të Shqipërisë Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.

Shpërndaje në

U Kopjua