Live

Inaugurohet objekti i ri i Konsullatës së Përgjithshme në Strasburg, Gërvalla ndan detaje nga hapja

16:47 / 23 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Të mërkurën është inauguruar objekti i ri i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Strasburg nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Strasburg, Ambasadori Lulzim Hiseni.

Përmes një postimi nga Gërvalla, thuhet se objekti i sapo inauguruar është pronë e Kosovës dhe vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të blerë hap pas hapi objektet e misioneve të Kosovës jashtë vendit, raporton gazeta online Reporteri.net.

Gërvalla ka thënë se tani në Strasburg, flitet për standardet demokratike, për sundimin e ligjit, për të drejtat e njeriut dhe është e lumtur që sërish këtë vit, të gjitha institucionet ndërkombëtare të besueshme e kanë konfirmuar Kosovën si kampion të demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajon.

“Objekti i ri i Konsullatës, me një sipërfaqe prej 350 m², është i vendosur në një zonë strategjike ngjitur me qendrën historike të qytetit, prapa katedrales së njohur “Saint Paul” dhe në mes të aleatëve më të fortë të Kosovës, misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gjermanisë. Objekti i sapo inauguruar është pronë e Republikës së Kosovës dhe vjen pas vendimit të Qeverisë së Republikës për të blerë hap pas hapi objektet e misioneve të Kosovës jashtë vendit. Tashmë janë blerë objektet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Senegal dhe Kroaci”, ka shkruar Gërvalla.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...