Një incident ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Lagjen e Boshnjakëve në very, ku persona të panjohur kanë dëmtuar përmendoren e dëshmorit Avni hajredini, duke vendosur mbi të një stikers, e përveç saj janë dëmtuar edhe dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka raportuar se disa persona kanë shpërthyer gomat e dy veturave, e motivet e kësaj nuk dihen akoma.
Si pasojë e këtij incidenti, në vendin e ngjarjes janë grumbulluar dhjetëra njerëz, të cilët më pas janë shpërndarë me ndërhyrjen e Policisë.
E nga Policia kanë bërë të ditur se në lidhje me këtë rast mbrëmë janë intervistuar katër persona, ndërsa njëri nga të dyshuarit tashmë është identifikuar.
“Mbrëmë i kemi intervistuar katër persona, tash jemi duke i identifikuar të gjithë të tjerët, dhe njërin prej tyre e kemi identifikuar si person të dyshimtë për dëmtim kriminal, apo edhe shtytje në vepër penale”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e këtij rasti i cili është cilësuar si “Dëmtim kriminal”.