Live

Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve

23:58 / 15 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi së bashku me zëvendësministrin e Financave, Agon Doburna po mbikëqyrin nga afër procesin e inspektimit të sotëm.

Sipas një njoftimi nga ana e IQP-së, inspektorët Neki Krasniqi dhe Gëzim Sahiti po kryejnë inspektime në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve.

“Deri më tani nga inspektorët e punës janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore ku u gjetën punëtorë të paformalizuar, orë jashtë orarit të rregullt të punës dhe orë të punës në vikende të pakompenzuara, ditë të pushimeve të pakompenzuara dhe shfrytëzuara si dhe punëtorë shtetas të huaj pa leje pune dhe leje qëndrimi në Republikën tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...