Balton Dërguti, ish-anëtar i Listës Guxo, ka folur në lidhje me ish-partinë e tij.
Duke komentuar votimin e buxhetit për vitin 2025, Dërguti ka paralajmëruar zhvillime të reja politike.
Sipas Dërgutit, grupi i presidentes Vjosa Osmani mund të lëvizë nga GUXO në LDK.
“Pas votimit të Buxhetit pritet rrjedha të reja. Mua po më vijnë informacione se grupi i Vjosa Osmanit është në bisedime për kthimin në LDK. Brenda dy ditëve ka gjasa që një pjesë e tyre të dalin publikisht në LDK,” ka deklaruar Dërguti në emisionin “Debat Plus”.