Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pjesë e Qeverisë Haradinaj, ka rrëfyer përvojën e saj me Bedri Hamzën si Ministër i Financave.
Meliza Haradinaj ka thënë se është dëshmitare që Bedri Hamza nuk i nënshtrohet askujt.
“Së pari zotëri Hamza më lejoni të shpreh respektin personal gjatë kohës sa keni qenë Ministër i Financave në Qeverinë Haradinaj. Kam qenë dëshmitare e shumë takimeve, vendimeve, përplasjeve brenda Qeverisë dhe mund të them se gëzoni, edhe pse nuk kemi qenë në të njejtën parti, gëzoni respektin tim maksimal për profesionalizimin dhe integritetin tuaj. Keni dëshmuar se nuk i nënshtroheni as partisë suaj, por as presioneve politike elektorale. Ju përgëzoj për këtë qëndrim”, ka thënë ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj në Klan Kosova.