Ish-presidenti i Perusë, Ollanta Humala, është shpallur fajtor për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burgim.
Gjykata në kryeqytetin Lima vendosi se Humala kishte marrë fonde të paligjshme nga kompania braziliane Odebrecht për të financuar fushatat e tij presidenciale në vitet 2006 dhe 2011. Kjo kompani është e njohur për përfshirje në një skandal të madh korrupsioni në Amerikën Latine.
Edhe gruaja e tij, Nadine Heredia, e cila është bashkëthemeluese e Partisë Nacionaliste së bashku me Humala, u shpall fajtore për të njëjtën akuzë dhe u dënua po ashtu me 15 vjet burg.
Prokurorët kishin kërkuar dënime më të rënda – 20 vjet për Humalën dhe 26 vjet e gjysmë për Heredian, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi erdhi pas një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se tre vjet.
Ish-presidenti 62-vjeçar ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së vendimit, ndërsa bashkëshortja e tij e ndoqi seancën përmes video-lidhjes.