Live

Ishin në vendngjarje në një aksident trafiku, goditen nga vetura 4 persona në Mitrovicë – mes tyre dy policë

12:31 / 27 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Dy zyrtarë policorë e dy qytetarë kanë marrë lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë në Mitrovicë në orët e hershme të së shtunës. 

Siç njofton Policia e Kosovës, ata ishin në vendngjarje në një aksident trafiku, kur një person me veturë ka goditur veturën zyrtare të policisë.

Edhe personi që shkaktoi aksidentin mori lëndime.

Rasti është duke u hetuar.

“Rruga e Ulqinit, Mitrovicë Jugu / 26.10.2024 – 00:15. Dy zyrtarë policorë dhe dy qytetarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë derisa ishin në vendngjarje në një aksident trafiku.

Po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari kosovar/drejtuesi i veturës që ka shkaktuar aksidentin pasi është ndeshur me veturën zyrtare të policisë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...