Përmes fotografive të Ishujve Faroe, një arkipelag i largët midis Islandës dhe Norvegjisë, fotografja Andrea Gjestvang përshkruan banorët e ishujve dhe stilin e jetesës që aty është po aq i vështirë sa edhe peizazhi i rrahur nga era.
Peshkatarët udhëtojnë nëpër dete të ftohta. Retë rrotullohen mbi male të thepisura dhe fshatrat janë të vendosur buzë shkëmbinjve.
Rrobat dhe çizmet e fshatarëve njollosen me gjakun e bagëtisë së therur dhe të gjallesave të detit. Veglat e përdorura mirë varen nga muret e ndërtesave tradicionale prej druri.
Lidhja mes popullit Faroez dhe rrethinave pranë tyre është pasqyrohet përmes katalogut të ri të fotografes që mban titullin “Kauboji i Atlantikut”.
Portretet që shfaqen krahas pamjeve të peizazhit, përsërisin kushtet e vështira të Faroeve dhe largësinë e vendbanimeve nga malet fqinje.
Fotot e Gjestvang zbulojnë gjithashtu një aspekt tjetër sfidues të jetës në Faroe, që për herë të parë u banuan nga murgjit irlandezë në shekullin e 6-të: Banorët e ishujve janë pothuajse vetëm meshkuj.
Në ishull kryesisht ka vetëm punë të rënda krahu, ndërsa vajzat e reja zgjedhin të studiojnë ose të punojnë në Kopenhagë (ishujt Faroe janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës) ose gjetkë në Evropë.
Shumë nuk kthehen kurrë, mësoi fotografja Gjestvang. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vetëm 48.2% e popullsisë së vendit vetëqeverisës në vitin 2021 ishte femra, duke e vendosur atë ndër vendet më të pabalancuara sa i përket ndarjen gjinore në Evropë. Kjo barazohet me mbi 107 burra për çdo 100 gra, ose një deficit prej rreth 2,000 femra.
Aadne dhe Jóannes, janë vëllezër binjakë 51-vjeç të fotografuar nga Andrea Gjestvang. Një prej tyre i thotë fotografes: “ I lutem Zotit që të gjej një grua. Por ndoshta ai nuk më dëgjon.”





