Live

Izraeli vonon aprovimin e armëpushimit, reagon Blinken: Është normale në një negociatë kaq sfiduese

20:34 / 16 Janar 2025

Nga Kosova Live

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pasi Izraeli ka vonuar votimin e armëpushimit të arritur ditën e djeshme.

Antony Blinken tha se ai është “i sigurt” dhe pret që armëpushimi e marrëveshja e pengjeve të hyjnë në fuqi të dielën, pavarësisht vonesës së votimit në kabinetin izraelit për marrëveshjen, sipas CNN.

“Shiko, nuk është për t’u habitur që në një negociatë që ka qenë kaq sfiduese dhe kaq e ngarkuar, mund të kemi ngecje në fund. Ne po mundohemi t’i shmangim këto ngecje”, tha Antony Blinken në një konferencë për shtyp ditën e sotme.

“Unë kam qenë në telefon në një mënyrë apo tjetër gjatë gjithë mëngjesit me përgjegjësin tonë për Lindjen e Mesme, Brett McGurk, me miqtë tanë nga Katari, dhe kam shumë besim se kjo çështje po përparon dhe ne do të shohim fillimin e zbatimit, të marrëveshjes të dielën”, shtoi Blinken.

Izraeli të enjten në mëngjes vonoi votimin në kabinet mbi armëpushimin e Gazës dhe marrëveshjen e pengjeve, duke fajësuar Hamasin për refuzimin e pjesëve të marrëveshjes.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...