Kandidatja për deputete nga LDK, Serbeze Kabashi-Muçaj ka bërë homazhe mëngjesin e sotëm te varri i Rugovës bashkë me bashkëpartiakët e saj.
Nga atje, profesoresha universitare ka thënë se është rritur në një familje rugoviste dhe se ndjehet krenare për këtë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës sot feston 35-vjetorin e themelimit. Ndihem e privilegjuar që jam përfaqësuese e partisë që ndër vite ishte simbol i rezistencës paqësore duke dhënë vulën kryesore në shtetndërtim. Unë jam rritur në një familje ku LDK-ja ishte pikënisje politike dhe Ibrahim Rugova idoli e politikani jonë jetësor. Urime 35-vjetorin e LDK”. ka thënë Serbeze Kabashi-Muçaj.