Live

Jeta Rafuna e LDK-së: Gratë po i thonë po ndryshimit

00:00 / 19 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Lidhja Demokratike e Kosovës sonte e ka mbajtur  “Turneun e Ndryshimit”,  që sonte ishte me Forumin e Gruas së kësaj partie.

Pas kësaj ngjarjeje, kandidatja për deputete nga LDK-ja, Jeta Rafuna që në listë e mban numrin 45 ka thënë se gratë në Kosovë janë për ndryshim.

“Gratë po i thojnë po ndryshimit.”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një fjalim emocional në “Turneun e Ndryshimit”, që sonte ishte me Forumin e Gruas së kësaj partie.

Është vërtetë kënaqësi, nder e privilegj i veçantë, të jem pjesë e organizmit më të madh të gruas politike në Kosovë, në organizimin e sotëm të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fillimisht ai ka kërkuar falje për mungesën e bashkëshortes së tij, Albinës.

“Ajo rëndom nuk mungon në ngjarje si këto, por sonte, familja jonë e vogël kishim një ngjarje tjetër mu në të njëjtën kohë, mu në të njëjtën orë. Ajo, si një nënë e përkushtuar që është, po qëndron si prind i vetëm, në sallën ku një grua e ardhme, vajza jonë Era, mbanë performancën e vallëzimit të saj. E quan performancë të jetës këtë, ndonëse jeta e saj ende s’ka mbushur një dekadë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se vajza e tij si shumë vajza tjera në Kosovë, ëndërrojnë që të jenë të lira, të suksesshme e të pavarura.

“Vajza ime para vetes ka modelin e jetës, nënën e saj, e cila, përveç sakrificës që bën në mbështetjen time, duhet të gjejë dhe kohën në mbështetjen e ëndrrimtares vallëzuese”, tha ai.

Abdixhiku tha se në këtë lidhje, e sheh gjithë madhështinë e gruas.

“Një grua që mbështetë një burrë, një grua qëmbështetë një vajzë, një grua që lë gjithçka tësaj, që të tjerët të kenë gjithçka! Në historinë e Erës dhe Albinës, gjejë gjithëhistorinë e grave e vajzave kosovare”, tha ai.

Kjo histori e bukur e juaj, tha Abdixhiku “duhet të jetë inspirim i yni sot, një inspirim që na jep forcë e fuqi, të gjithë bashkërisht, të bëjmë ndryshim”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...