Live

Juniorat e FC Istogut të pandalshëm në sezonin vjeshtor, në 15 ndeshje sigurojnë rekord pikësh

19:16 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Juniorët e FC Istogut po tregojn nivel të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Kosovës për junior.

Të udhëhequr nga trajneri i mirënjohur, Mehdi Arifaj, FC Istogu kategoria e Juniorëve, ka arritur që të ketë një sezon vjeshtor fantastik, shkruan kosovalive.net

Nga 15 ndeshje, ata kanë shënuar 13 fitore, 1 barazim dhe e kanë veç 1 humbje, ku i kanë 40 pikë.

Juniorat e Istogut kanë shënuar 45 gola për 15 ndeshje dhe kanë pësuar 24 sosh. Ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor ishte kundër KF Rilindjës ku fituan me rezultat 4:2./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua