Live

Juventusi pritet t’i rinovojë kontratën yllit të skuadrës

13:02 / 03 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Sipas lajmit të publikuar nga gazeta italiane Tuttosport, Juventusi, që ka kontratë me Kenan Yıldız deri në vitin 2029, synon të rinovojë marrëveshjen.

Drejtuesit në Apenine duan ta shpërblejnë Kenan Yıldız për paraqitjet e tij, dhe do ta zgjasin kontratën aktuale deri në vitin 2030 dhe do të shtojnë edhe një klauzolë opsionale për një vit.

Gjithashtu, paga e numrit 10, i cili aktualisht fiton 1.5 milionë euro + bonuse, do të rritet në 3.5 milionë euro + bonuse, dhe me kalimin e viteve do të shkojë në 4 milionë euro + bonuse.

Nga ana tjetër, raportohet se futbollisti i kombëtares turke do të bëhet lojtari i dytë më i paguar i ekipit pas Dusan Vlahovic, i cili fiton neto 12 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.

Këtë sezon, në Kupën e Botës për Klube dhe në Serie A, Kenan Yıldız ka zbritur në fushë në 6 ndeshje me fanellën e Juventusit, duke shënuar 3 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Shpërndaje në

U Kopjua