Live

Juventusi pyet për Zhegrovën

16:18 / 17 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të afatit kalimtar. E ardhmja e Edon Zhegrovës është ende e paqartë.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar të dielën se gjiganti italian, Juventus, së fundi është interesuar për situatën e Reprezentuesit të Kosovës.

Juve ka kontaktuar me përfaqësuesit e Zhegrovës për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi.

Por sipas Romanos, skuadra franceze, Olympique de Marseille, është në negociata të avancuara me Lillen për 26-vjeçarin. Mbetet për t’u parë se ku do ta vazhdojë karrierën sulmuesi i krahut të djathtë.

Zhegrova për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar. Madje, ndeshjen e fundit e pati pikërisht ndaj Marseillet në udhëtim, në barazimin 1:1.

Zhegrova me Lillen ka zhvilluar 107 ndeshje ku ka kontribuar me 26 gola dhe 18 asistime. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua