Live

Kabashi: Nëse ka mbetur ndonjë institucion që ende nuk është kapur nga partia-shtet, urgjent të hetohet rasti i Kajtazit

21:45 / 31 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Drejtori i gazetës online Reporteri.net, Bekim Kabashi ka reaguar pas rastit të gjetjes së një mjeti të dyshimtë gjurmues në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Kabashi ka thënë se ky rast duhet të hetohet urgjentisht.

Sipas tij, veprime të tilla ndaj gazetarëve janë metoda të pushteteve autoritare.

“Atë që po e themi prej kohësh e që e konstatoi dje edhe Raporti i Progresit, e dëshmon sot edhe më shumë veprimi ndaj Vehbi Kajtazit. Kjo nuk është diçka e re. Është reprizë e veprimeve të pushteteve autoritare, me metoda staliniste. Nëse ka mbetur ndonjë institucion i pavarur e që ende nuk është i kapur nga partia-shtet dhe e ka guximin të veprojë në bazë kushtetutës dhe ligjit, duhet urgjent të fillohet një hetim i pavarur dhe trasnparent, që kjo praktikë të marrë fund.”, ka shkruar Kabashi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...