Vehbi Kajtazi, analist në Rubukon, ka reaguar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, nga ana e Prokurorisë Speciale.
Në shkrimin e tij, Kajtazi ka përdorur slloganin e VV-së “Krejt dhe Drejt”, të cilin partia në pushtet e kishte mbajtur për zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt të vitit 2021.
“Krejt dhe drejt Prokurorisë Speciale” – ka shkruar Kajtazi.