Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se Serbia duhet të zbatojë për shqiptarët, por edhe pakicat e tjera në Serbi, po ato të drejta që i kërkon për serbët e Kosovës. Ai thotë se Lugina e Preshevës do të jetë gjithnjë burim i problemeve, nëse çështja e saj nuk zgjidhet në marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Radio Kosova: Zotëri Kamberi, Kosova në Bruksel ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili në thelb është edhe asociacion një etnik. Marrë parasysh këtë, a duhet të kërkojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës formimin e një asociacioni me shumicë shqiptare në Serbi?
Shaip Kamberi: Po, qëndrimi ynë është më tepër i orientuar si kërkesë për zbatimin e parimeve universale e të cilat do të vendosen për mbrojtjen e parimeve në Ballkanin Perëndimor. Ajo që ne e mbrojmë si parim është që ato që Serbia i kërkon për pakicën e vet në Kosovë, t’i zbatojë për pakicat e tjera brenda territorit të vet. Dialogu apo marrëveshja themelore me Serbinë, për të cilën po bisedohet se duhet të nënshkruhet, duhet të jetë e zbatueshme në mënyrë universale për sa i përket të drejtave të pakicave.
Radio Kosova: Por për vendet e rezervuara, për shqiptarët, por edhe për grupet e tjera të komuniteteve në Serbi, a keni kërkuar që të keni vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë?
Shaip Kamberi: Jo vetëm serbët e Kosovës, por edhe serbët në Kroaci i kanë vendet e rezervuara. Pra, në rajon zbatohet një politikë afirmative për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe në radhë të parë në këtë aspekt, pra në përfaqësimin e tyre në institucionin më të lartë të shtetit, gjë që në Serbi kjo nuk ekziston. Ajo që është si lehtësim është ai pragu natyror që kërkohet për pakicat por megjithatë, për të marrë një mandat një pakice në Serbi, i duhet të marrë minimum 14 mijë vota. Kështu që një ndër zgjidhjet që do të lehtësonte zgjidhjen e përfaqësimit të pakicave janë edhe vendet e rezervuara në parlament, të cilën Serbia nuk po e aplikon akoma. Prandaj të gjitha parimet që vendosen në marrëveshjen eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të kenë vlera universale në tërë Ballkanin Perëndimor. Ne e kemi cilësuar se Lugina e Preshevës do të jetë edhe në të ardhmen burim i krizave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nëse ajo tash me këtë marrëveshje nuk do të trajtohet. Prandaj e shohim edhe si mundësi të mirë, ndoshta edhe mundësia e fundit që çështja e shqiptarëve të Preshevës të jetë pjesë e agjendës së bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Radio Kosova: Ideja e vendeve të rezervuara, ideja e asociacionit një etnik, a duhet të diskutohet, por edhe të përkrahet, për shqiptarët e Luginës nga Shqipëria dhe Kosova?
Shaip Kamberi: Besoj që Kosova është në drejtimin e duhur kur flet për parimet universale në dialog me Serbinë, dhe kjo është ajo që e kërkojmë edhe ne. Ne nuk po themi në mënyrë konkrete se a duam asociacion. Ne po kërkojmë që ato që Kosova i garanton për serbët në Kosovë, të jenë të zbatueshme edhe për neve në Luginë të Preshevës. Pra, se cili do të jetë qëndrimi i Kosovës në këto bisedime, është pjesë e Qeverisë dhe e shoqërisë së Kosovës që të vendosë mirëpo, ne kërkojmë që Kosova të këmbëngulë që në kuadër të këtyre bisedimeve të kërkojë që e njëjta të jetë e zbatueshme edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës.