Live

Kanadaja planifikon ta njohë shtetin palestinez

08:24 / 31 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kanadaja planifikon që ta njohë Shtetin e Palestinës në një takim të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Kështu njoftoi të mërkurën Kryeministri Mark Carney, duke shtuar presionin mbi Izraelin, ndërsa uria përhapet në Gaza.

Njoftimi erdhi pasi Franca tha javën e kaluar se do të njihte një shtet palestinez dhe një ditë pasi Britania tha se do ta njihte shtetin në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator nëse luftimet në Gaza, pjesë e territoreve palestineze të pushtuara nga Izraeli, nuk do të ndalen deri atëherë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua