Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani ka takuar bashkëpunëtorët e tij.
Nimani njoftoi se së bashku me bashkëpunëtorët diskutuan për rrugëtimin e përbashkët për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Në prag të përmbylljes së këtij viti dhe fillimit të një viti të ri plot sfida dhe mundësi, pata kënaqësinë të mbaj një takim të ngrohtë dhe frymëzues me miq, kolegë dhe studentë, ku diskutuam për rrugëtimin tonë të përbashkët dhe vizionin për një të ardhme më të mirë për Kosovën”.
Ai shprehu mirënjohje për gjithë ata që mbështetën konceptin e këtij koalicioni për një Kosovë fituese.
“Ky takim shërbeu si një moment reflektimi mbi të arriturat tona, por edhe si një thirrje për mobilizim të plotë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kanë mbështetur konceptin tonë dhe të koalicionit tonë – një koncept që synon zhvillimin, përparimin dhe një Kosovë fituese“
“Le të jetë viti 2025 viti i realizimit të dëshirave tuaja dhe të familjeve tuaja, si dhe viti i sukseseve të përbashkëta për vendin tonë. Besimi dhe mbështetja juaj janë shtysa kryesore për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur“, shkroi ai në Facebook.
Në listën e AAK-së, Artan Nimani mban numrin 25.