Live

Kanosi ish-gruan përmes Viber-it, shpallet në kërkim një person në veri

09:53 / 07 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një grua ka raportuar në polici se është kanosur përmes rrjeteve sociale nga ish-bashkëshorti i saj, i cili ndodhet jashtë Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja është regjistruar në orën 08:00 të mëngjesit të së martës, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe i dyshuari është shpallur në kërkim policor.

Rasti në hetime!

Shpërndaje në

U Kopjua